MAPL publikon raportin e performancës komunale për vitin 2019, kështu renditet Suhareka në 19 fusha

07.09.2020

Ministria e Pushtetit Lokal përmes raportit të performancës komunale për vitin 2019 të publikuar sot ka prezantuar rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre. Vlerësimi i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna. Kërkesës për raportim i janë përgjigjur 36 komuna, me […]

MAPL publikon raportin e performancës komunale për vitin 2019, kështu renditet Suhareka në 19 fusha Foto: Ilustrim

Ministria e Pushtetit Lokal përmes raportit të performancës komunale për vitin 2019 të publikuar sot ka prezantuar rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre.

Vlerësimi i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna. Kërkesës për raportim i janë përgjigjur 36 komuna, me përjashtim të Komunës së Mamushës dhe Dragashit të cilat nuk kanë dorëzuar formularët e raportimit.

Rangimi i komunave është bërë duke marrë parasysh nivelin e të arriturave sipas treguesve, shkruan SuharekaOnline.

Kështu sipas raportit të MAPL-së performanca e Komunës së Suharekës në 19 fusha renditet si vijon: në fushën e shërbimeve administrative 85.97%, transparenca 93.75%, përgjegjshmëria 72.49%, Barazisë në Punësim, Shërbimeve Sociale dhe Familjare 70.54%, në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe të tjera 87.50%, në fushën e planifikimit hapësinor 29.13%, në fushën e hapësirave publike, në fushën e ujit të pijshëm 96.86%, në fushën e kanalizimit 49.84%, në fushën e menaxhimit të mbeturinave 84.17%, në fushën e arsimit parauniversitar 70.42%, në fushën e shëndetësisë primare 63.83%.

Në përgjithësi performanca e Komunës së Suharekës në 119 tregues në % është 66.20%.