Qytetarja nga Gelanca dhuron donacion simbolik për QMF-në e Gjinocit
Një gjest i bukur solidariteti është shënuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Gjinoc, ku znj. Shkëndije Zmajlaj nga fshati Gelancë ka dhuruar një donacion simbolik si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për stafin shëndetësor.
Sipas njoftimit të publikuar nga QMF-Gjinoc, ky veprim është vlerësuar lart si shprehje e humanizmit dhe e respektit ndaj punës së mjekëve dhe infermierëve, të cilët çdo ditë kujdesen për shëndetin e qytetarëve.

“Në QMF Gjinoc, znj. Shkëndije Zmajlaj nga fshati Gelancë dhuroi një donacion simbolik, një shenjë mirënjohjeje dhe respekti për stafin tonë shëndetësor. Pavarësisht vlerës materiale, më e madhja është zemra e mirë dhe solidariteti që na bashkon me njëri-tjetrin. Faleminderit për shembullin e bukur të humanizmit!”, thuhet në njoftimin e QMF-së.

Ky veprim tregon se në Komunën e Suharekës qytetarët e vlerësojnë dhe e ndihmojnë punën publike, duke dëshmuar se dashuria për vendin dhe solidariteti njerëzor mbeten vlera të forta të komunitetit.