QKMF-Suharekë vazhdon testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 në shkolla

25.01.2022

QKMF-Suharekë kishte njoftuar se nga data 21.01.2022 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 nëpër shkollat fillore të Komunës së Suharekës. Po ashtu, nga kjo QKMF kishin bërë të ditur se testimet do të fillojnë me SHFMU “Shkëndija” Suharekë. Gjithashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë […]

QKMF-Suharekë vazhdon testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 në shkolla Foto: Ilustrim

QKMF-Suharekë kishte njoftuar se nga data 21.01.2022 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 nëpër shkollat fillore të Komunës së Suharekës.

Po ashtu, nga kjo QKMF kishin bërë të ditur se testimet do të fillojnë me SHFMU “Shkëndija” Suharekë.

Gjithashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat anti-COVID.

Ndërkaq, përmes një njoftimi gjatë ditës së sotme, QKMF-Suharekë ka bërë të ditur se ky testim i nxënësve me teste rapide për COVID-19 po vazhdon edhe në shkollat e tjera të komunës sonë.

Sipas njoftimit, testimi i nxënësve për COVID-19 ka vazhduar sot në SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë.