QKMF-Suharekë organizon ligjëratë profesionale për depresionin tek adoleshentët
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë njofton të gjithë profesionistët shëndetësorë se në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), do të organizohet një ligjëratë me rëndësi të veçantë për shëndetin mendor të të rinjve.
Ligjërata me temën: “Niveli i depresionit tek adoleshentët” do të mbahet më 09.12.2025 – 11.12.2025, duke filluar nga ora 15:00.
Ligjëruese: Inf. Nazmije Gashi
Tema synon të ofrojë informata të thelluara rreth faktorëve që ndikojnë në depresionin tek adoleshentët, identifikimit të hershëm, qasjeve profesionale në menaxhim si dhe rëndësisë së ndërhyrjes së duhur në kohë.
Kjo ligjëratë pritet të jetë një mundësi e vlefshme për të gjithë profesionistët shëndetësorë që dëshirojnë të zgjerojnë njohuritë dhe të përmirësojnë praktikën e tyre profesionale.