QKMF-Suharekë organizon ligjëratë për kancerin e qafës së mitrës
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar të gjithë profesionistët shëndetësorë, si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat, për një ligjëratë të rëndësishme mbi kancerin e qafës së mitrës.
Ngjarja do të mbahet më 10 dhjetor 2025, në orën 15:00, në sallën e ligjëratave të QKMF-së “Rexhep Kuçi”.
Ligjërues në këtë sesion do të jetë Dr. Drita Kabashi, gjinekologe, e cila do të trajtojë temat më të fundit mbi diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës.
Ligjërata është e akredituar nga OMK dhe pjesëmarrësit do të përfitojnë 2 pikë për akreditim profesional.
QKMF Suharekë fton të gjithë profesionistët shëndetësorë të jenë pjesë e kësaj ligjërate dhe të përfitojnë njohuri të reja për një nga sëmundjet më serioze në gjinekologji.