QKMF “Rexhep Kuçi” nderon dr. Dashurije Selimin në 65-vjetorin e lindjes dhe pensionim

para 17 dite

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, sot u shënua 65-vjetori i lindjes dhe pensionimi i idr. Dashurije Selimi, një emër i njohur dhe i respektuar në fushën e mjekësisë familjare në komunën tonë.

QKMF “Rexhep Kuçi” nderon dr. Dashurije Selimin në 65-vjetorin e lindjes dhe pensionim

Për dekada të tëra, dr. Selimi ka dhënë një kontribut të çmuar dhe të palodhshëm në ofrimin e përkujdesjes shëndetësore cilësore për pacientët dhe në përmirësimin e shërbimeve mjekësore në komunitetin tonë. Angazhimi dhe profesionalizmi i saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetin e banorëve.

Me këtë rast të veçantë, në shenjë falënderimi për angazhimin e saj shumëvjeçar dhe profesionalizmin e lartë, dr. Selimi u nderua me një mirënjohje të veçantë nga Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj. Kryetari vlerësoi punën e saj të palëkundur, përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj pacientëve dhe rolin e saj frymëzues në komunitet, duke theksuar se figura të tilla si dr. Selimi janë një pasuri e vërtetë për shoqërinë tonë.

Ky moment shërbeu si një mundësi për të reflektuar mbi karrierën e ndritur të dr. Selimit dhe për t’i uruar shëndet të mirë dhe mbarësi në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Etiketat

Ofertat e fundit