QKMF e Suharekës furnizohet me 3000 doza të vaksinës kundër gripit sezonal

30.11.2020

Sot gjatë ditës Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë do të shpërndahen 160,500 vaksina kundër gripit sezonal. Ai ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar deri më tani 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal, ku ato janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa UNICEF ka kryer […]

QKMF e Suharekës furnizohet me 3000 doza të vaksinës kundër gripit sezonal Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë do të shpërndahen 160,500 vaksina kundër gripit sezonal.

Ai ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar deri më tani 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal, ku ato janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa UNICEF ka kryer pjesën e prokurimit dhe pjesën logjistike.

Vaksinat janë katër valente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë. Pjesa shtesë do të sigurohen edhe 55 mijë e 500 vaksina të së njëjtës cilësi.

E një sasi prej 3000 sosh tashmë ka arritur edhe në QKMF-në e Suharekës, prej të cilave pritet të vaksinohen personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ku ndër tjerash ajo ka thënë se këto vaksina janë pa pagesë dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për fillimin e vaksinimit.