Prokuroria ngritë dy aktakuza për dy persona të vdekur, Gjykata në Suharekë pushon procedurën ndaj tyre

20.01.2022

Aktakuzën e parë, kjo prokurori e ka ngritur më 25 mars 2021, ndaj të akuzuarit R.B.B., duke e ngarkuar atë me veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, raporton “Betimi për Drejtësi”. Por që Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, më 9 nëntor 2021, me aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, jashtë shqyrtimit gjyqësor ka […]

Prokuroria ngritë dy aktakuza për dy persona të vdekur, Gjykata në Suharekë pushon procedurën ndaj tyre Foto: Ilustrim

Aktakuzën e parë, kjo prokurori e ka ngritur më 25 mars 2021, ndaj të akuzuarit R.B.B., duke e ngarkuar atë me veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Por që Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, më 9 nëntor 2021, me aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, jashtë shqyrtimit gjyqësor ka hudhur aktakuzën në fjalë, duke pushuar procedurën ndaj të akuzuarit, e gjithë kjo duke u bazuar në certifikatën e vdekjes të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Suharekë, e cila ka vërtetuar se i akuzuari ka vdekur më 6 gusht 2020.

Ndërsa, aktakuzën e dytë, prokuroria e ka ngritur më 12 prill 2021, ndaj të akuzuarit R.Rr.B, duke e ngarkuar atë me veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, më 10 nëntor 2021, sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, jashtë shqyrtimit gjyqësor ka hedhur këtë aktakuzë dhe ka pushuar procedurën ndaj të akuzuarit, me arsyetimin se gjykata ka siguruar certifikatën e vdekjes së të akuzuarit, të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Suharekë, e cila certifikatë ka vërtetuar se i akuzuari R., kishte vdekur më 15 janar 2019./BetimipërDrejtësi/