Prokurimi i Hapur, Lëvizja Fol: Komuna e Suharekës brenda një viti nënshkroi 18 kontrata pa njoftim

31.01.2022

Sipas Fol-it, vlera e këtyre kontratave të shfaqura në platformën Prokurimi i Hapur është 34.81 milionë euro. “557 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë gjatë vitit 2021”, thuhet në njoftimin e organizatës. Për sa i përket vlerës së përgjithshme të këtyre kontratave, Fol thotë se është 34 milionë e 812 mijë e […]

Prokurimi i Hapur, Lëvizja Fol: Komuna e Suharekës brenda një viti nënshkroi 18 kontrata pa njoftim Foto: Ilustrim

Sipas Fol-it, vlera e këtyre kontratave të shfaqura në platformën Prokurimi i Hapur është 34.81 milionë euro.

“557 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë gjatë vitit 2021”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Për sa i përket vlerës së përgjithshme të këtyre kontratave, Fol thotë se është 34 milionë e 812 mijë e 994.89 euro.

Komuna e Gjakovës është top 10 institucionet me 31 kontrata të nënshkruara pa publikimin e njoftimit, e fundit në këtë listë është ajo e Gjilanit me 16 kontrata.

Ndërsa, Komuna e Suharekës është e parafundit, e nënta në listë me 18 kontrata të nënshkruara pa publikimin e njoftimit.

Vlera e përgjithshme e këtyre kontrave të nënshkruara nga Komuna e Suharekës është 486 mijë e 145.13 euro.

Lidhur me llojin e kontratave, numri më i madh është për punë, në vlerë të përgjithshme prej 17 milionë euro, pasuar nga ato për shërbime me 132 kontrata dhe furnizim me 113 kontrata.