Program festiv në Shtëpinë e Kulturës “Afërdita” – Mushtishti feston Ditën e Flamurit

26.11.2025

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po zhvillohen në Komunën e Suharekës për nder të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, fshati Mushtisht do të jetë një nga qendrat ku do të mbahet një program i veçantë kulturor.

Program festiv në Shtëpinë e Kulturës “Afërdita” – Mushtishti feston Ditën e Flamurit Foto: Ilustrim

Kryetari i fshatit Mushtisht, Reshat Selimi, ka njoftuar se nesër, më 27 nëntor 2025, duke filluar nga ora 11:30, në Shtëpinë e Kulturës “Afërdita”, SH.F.M.U “Edit Durham” do të organizojë një program festiv kulturoro-artistik me pjesëmarrjen e nxënësve dhe stafit arsimor.

Ky aktivitet pritet të sjellë atmosferë festash, këngë, valle dhe recitime patriotike, duke nderuar figurat historike dhe rrugëtimin e shqiptarëve drejt lirisë.

Përveç këtij programi, rikujtojmë se në Komunën e Suharekës gjatë ditëve të fundit po vazhdojnë të organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore, artistike dhe përkujtimore, me qëllim të shënimit sa më dinjitoz të kësaj feste kombëtare.

Organizatorët ftojnë banorët e Mushtishtit dhe gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në këtë ngjarje festive, për të shënuar së bashku një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More