Apel për ndihmë për Troi-n: Familja kërkon mbështetjen e shqiptarëve për trajtimet jashtë vendit
Një familje shqiptare ka bërë apel për ndihmë për djalin e tyre, Troi, i cili ka nevojë për trajtime, terapi dhe vlerësime mjekësore jashtë vendit.
Foto: Ilustrim
Për shkak të kostove të larta të trajtimeve, familja ka hapur një kampanjë për mbledhjen e fondeve, duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve kudo që jetojnë.
Familja bëri të ditur se deri tani shumë qytetarë dhe figura të njohura kanë mbështetur dhe shpërndarë historinë e Troi-t. Mbështetje ka dhënë edhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Megjithatë, familja thotë se çdo ndihmë është e rëndësishme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe personave publikë që ta shpërndajnë kampanjën, në mënyrë që ajo të arrijë te sa më shumë njerëz.
“Një person që e sheh postimin tuaj mund të vendosë të ndihmojë, dikush tjetër mund ta shpërndajë më tej dhe, përmes këtij zinxhiri, mund të arrijmë fondet që i duhen Troi-t për trajtimet që kërkojmë për të”, thuhet në apelin e familjes.
Familja ka bërë të ditur se kontributet mund të bëhen përmes kampanjës online në GoFundMe, ndërsa për ata që dëshirojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt përmes bankës, janë dhënë edhe të dhënat bankare.
Kampanja për Troi-n:GoFundMe – Ndihmë për Troi-n
Familja u ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuar, kanë shpërndarë apelin apo janë lutur për Troi-n.“Bashkohuni me ne për Troi-n”, është mesazhi i familjes.
