Pritja dhe shërbimet ndaj mërgimtarëve, ministrja Gërvalla në Suharekë, takohet me kryetarin Muharremaj

16.07.2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka vizituar Komunën e Suharekës, ku është takuar me kryetarin Bali Muharremaj. Vizita e ministres Gërvalla ka për qëllim që të njoftohet nga afër me shërbimet dhe kapacitetet për tu ofruar shërbime pjesëtarëve të mërgatës gjatë periudhës së verës. Ministrja […]

Pritja dhe shërbimet ndaj mërgimtarëve, ministrja Gërvalla në Suharekë, takohet me kryetarin Muharremaj Foto: Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka vizituar Komunën e Suharekës, ku është takuar me kryetarin Bali Muharremaj.

Vizita e ministres Gërvalla ka për qëllim që të njoftohet nga afër me shërbimet dhe kapacitetet për tu ofruar shërbime pjesëtarëve të mërgatës gjatë periudhës së verës.

Ministrja Gërvalla do të vizitoj institucione qendrore dhe lokale për të parë pritjen që iu bëhet bashkatdhetarëve dhe punën gjatë fluksit të madh të tyre.

Pas këtij takimi të dy do të mbajnë konferencë për medie.