Popullsia ndër vite ka shënuar rënie, ky është numri i banorëve në Komunën e Suharekës

20.03.2023

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, popullsia në Kosovë nga viti 2011-të deri në vitin 2021 ka rënie. Sipas Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2011 popullsia rezidente në Kosovë ishte 1.798.021 banorë, ndërsa për vitin 2021 ishte 1.773.971 banorë rezident. Numri më i lartë i popullsisë ishte në vitin 1991 që […]

Popullsia ndër vite ka shënuar rënie, ky është numri i banorëve në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, popullsia në Kosovë nga viti 2011-të deri në vitin 2021 ka rënie.

Sipas Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2011 popullsia rezidente në Kosovë ishte 1.798.021 banorë, ndërsa për vitin 2021 ishte 1.773.971 banorë rezident.

Numri më i lartë i popullsisë ishte në vitin 1991 që ishin 1.956.196 banorë.

Sipas këtyre të dhënave Prishtina ka numër më të lartë të popullsisë me 219,017. Ndërsa qyteti tjetër më i madh për nga popullsia është Komuna e Prizrenit me 193,806 dhe Komuna  e tretë për nga numri më i lartë i popullsisë del të jetë Ferizaj me 105,663.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së Komuna e Suharekës që nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka shënuar rënie të numrit të popullsisë.

VitiNumri i popullsisë në Komunën e Suharekës
201760.247
201859.058
201957.203
202058.195
202156.366
Burimi:ASK