Policia në Suharekë s’e ndal dorën, për një muaj shqiptoi mbi 530 tiketa trafiku

07.02.2022

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion. Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, […]

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj në dy takimet për siguri lokale për muajin janar.

Sipas raportimeve të komandantit Sylaj, bëhet e ditur se brenda muajit janar janë shqiptuar gjithsej 533 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në takimin e parë, kapiteni Sylaj kishte bërë të ditur se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 261 tiketa trafiku.

Ndërkaq gjatë dy javëve të fundit të janarit në Suharekë janë shqiptuar 272 gjoba të tilla.