Përurohet lapidari i dëshmorëve të Greikocit në Pashtrik

17.08.2025

Në Pashtrik sot u mbajt ceremonia përurimore e lapidarit kushtuar 6 dëshmorëve të Greikocit të Suharekës: Hazir Selimaj, Zenel Curraj, Sabit Lushaj, Naser Tafaj, Fadil Balaj dhe Adem Mazreku.

Në këtë ngjarje morën pjesë qindra qytetarë, bashkëluftëtarë dhe banorë të fshatit, të cilët me fjalime përkujtimore dhe homazhe nderuan sakrificën e tyre për lirinë e atdheut.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili së bashku me qytetarët shprehu respektin dhe mirënjohjen për jetën dhe veprën e dëshmorëve.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë përkujtimi dhe nderimi, duke rikujtuar sakrificën e gjashtë burrave që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.