Përkujtohen dëshmorët e Greikocit më 5 prill – organizohen homazhe në nder të 10 të rënëve për liri

03.04.2026

Kryesia e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëndega në Greikoc, së bashku me Kryesinë e fshatit Greikoc, kanë njoftuar se më 5 prill 2026 do të mbahet ceremonia përkujtimore në nder të dëshmorëve të këtij fshati.

Me këtë rast, do të përkujtohet jeta, vepra dhe sakrifica e 10 dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit.

Aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen sipas një agjende të përcaktuar, duke filluar nga ora 09:00 me homazhe në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Greikoc.

Më pas, në ora 09:30 do të bëhen homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Avdyl Beqiraj në varrezat e fshatit, ndërsa në ora 10:00 homazhet do të vazhdojnë në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Suharekë.

Organizatorët kanë ftuar të gjitha organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarët e Greikocit, Suharekës dhe më gjerë, që të marrin pjesë në këtë përvjetor për të nderuar sakrificën e dëshmorëve.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Greikocit dhe të gjithë Kosovës”, thuhet në njoftim.