Përleshje mes të rinjve në qendër të Suharekës, intervenon Policia
Një incident ka ndodhur sonte në qendër të Suharekës, saktësisht te Ura e Madhe, ku disa të rinj janë përleshur mes vete për shkaqe ende të panjohura.
Sipas informacioneve të para, të dyshuarit janë ndalur me vetura në mes të rrugës, ku më pas ka shpërthyer një përleshje fizike mes tyre. Situata ka shkaktuar shqetësim te qytetarët përreth, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë së Kosovës ka bërë që ngjarja të mos përshkallëzohet më tej.
Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar seriozisht, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje rreth motiveve të incidentit dhe identitetit të të përfshirëve.
Ngjarja është duke u trajtuar nga organet kompetente.