Për herë të dytë anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Bajram Curri” në Nishor

23.05.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se DKA-Suharekë ka anuluar konkursin për drejtor të shkollës. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën drejtor i shkollës në SHFMU “Bajram Curri” në Nishor, raporton SuharekaOnline. “Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në UA nr151/2020, njofton se anulohet konkursi 05 nr.111-2879 […]

Për herë të dytë anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Bajram Curri” në Nishor Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se DKA-Suharekë ka anuluar konkursin për drejtor të shkollës.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën drejtor i shkollës në SHFMU “Bajram Curri” në Nishor, raporton SuharekaOnline.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në UA nr151/2020, njofton se anulohet konkursi 05 nr.111-2879 të datës 03.04.2023 për pozitën si në vijim; Drejtor në SHFMU “Bajram Curri” në Nishor” thuhet në njoftimin e DKA-Suharekë.

Konkursi është anuluar për shkak të mos përmbushjes së kushteve dhe kritereve të cilat kërkohen me Udhëzim Administrativ nr151/2020 të datës 22.12.2022.