Për dy vite u braktisën 54 fëmijë, një në Suharekë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për tre muajt e fundit të vitit që shkoi, ku sipas këtyre të dhënave në Kosovë gjatë kësaj kohe janë braktisur pesë fëmijë.

ASK-ja ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 në tërë Kosovën janë braktisur gjithsej 28 fëmijë.

Ndërsa, në tre muajt e fundit të vitit sipas të dhënave janë braktisur 5 fëmijë, një fëmijë i gjinsë mashkullore në Mitrovicë, një i gjinisë femërore në Lipjan, dy të gjinisë mashkullore në Prizren, dhe një i gjinisë mashkullore në Shtime.

Nga statistikat e ASK-së bëhet e ditur se gjatë vitit 2020 në Komunën e Suharekës nuk është braktisur asnjë fëmijë, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, gjatë vitit 2019, sipas statistikave të asaj kohe të publikuara nga ASK bëhej e ditur se në Komunën e Suharekës është braktisur një fëmijë i gjinisë femërore dhe 25 fëmijë të tjerë nga komuna të tjera të vendit.

RAPORTO