Për dy muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 4,500 euro për telefoni mobile
Në shpenzimet e periudhës shkurt-mars 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për telefoni mobile. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në muajin mars të këtij viti ka […]
Në shpenzimet e periudhës shkurt-mars 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për telefoni mobile.
Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në muajin mars të këtij viti ka shpenzuar 400.40 euro për telefoni mobile, që i bie 66.99 euro më pak se në muajin shkurt në të cilin ka shpenzuar plotë 467.39 euro, raporton SuharekaOnline.
Në muajin mars shpenzime më të mëdha për telefoni moblie janë bërë për arsimin fillor, gjithsej 760.00 euro.
Ndërsa, shpenzime për të njejtën arsye gjatë muajit mars 2021, më së paku janë bërë për shërbimet kadastrale, gjithsej 47,86 euro, e cila në muajin shkurt kishte shpenzuar 137,80 euro.
Njësia Buxhetore | Telefoni Mobile, shkurt-2021 | Telefoni Mobile, mars-2021 |
Zyra e kryetarit | 467,39 € | 400,40 € |
Administrata | 207,74 € | / |
Inspekcioni | 31,90 € | / |
ZYRA E KUVENDIT KOMUNAL | 180,00 € | / |
Buxheti | 199,86 € | 99,72 € |
Shërbimet Publike | 249,72 € | 99,72 € |
Bujqësia | 291,84 € | 263,84 € |
Shërbimet Kadastrale | 137,80 € | 47,86 € |
Planifikimi Urbanizmi Inspekcioni | 103,96 € | / |
Administrata | 129,88 € | / |
Shërbimet e kujdesit primar shëndetësor | 196,27 € | 218,87 € |
Shërbimet Sociale | 79,88 € | 79,88 € |
Shërbimet Kulturore | 145,84 € | 55,84 € |
Administrata | / | 90,00 € |
Arsimi Fillor | / | 760,00 € |
TOTAL | 2,422,08 € | 2,116,13 € |