Për dy javë në Suharekë, 8 vjedhje, një vdekje e dyshimtë, 5 kanosje…
Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Nënkryetarja e Komunës ka numëruar edhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave duke, disa nga të cilat janë: Vizita e shefit të […]
Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.
Nënkryetarja e Komunës ka numëruar edhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave duke, disa nga të cilat janë: Vizita e shefit të OSBE-së në Kosovë, pastaj dëgjimet publike për buxhetin që janë mbajtur nëpër të gjitha fshatrat e Komunës, për Takimin e KKSB-së, të Mekanizmit kundër dhunës në familje, si dhe për disa nga aktivitetet që janë zhvilluar gjatë Ditës së Çlirimit – 13 Qershorit.
Poashtu edhe shefi i sektorit të operativës së Policisë në Suharekë, toger Bashkim Gashi ka raportuar për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve, raporton SuharekaOnline.
Toger Gashi ka theksuar se gjatë dy javëve në Suharekë kanë ndodhur: 8 vjedhje, 5 kanosje, 9 aksidente në trafik, 1 lëndim aksidental, 1 vdekje e dyshimtë dhe 4 lëndime trupore.
Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 445 tiketa për kundervatje dhe për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.