Për bletarët e Komunës së Suharekës, shpërndahen koshere bletësh
Gjatë ditës së sotme për bletarët e Komunës së Suharekës, janë shpërndarë koshere bletësh. U shpërndanë koshere bletësh, të cilat do t’u shërbejnë për punë edhe më efikase bletarëve, që në Komunën e Suharekës nuk janë të paktë. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e koshereve për bletarë, të cilët […]
Gjatë ditës së sotme për bletarët e Komunës së Suharekës, janë shpërndarë koshere bletësh.
U shpërndanë koshere bletësh, të cilat do t’u shërbejnë për punë edhe më efikase bletarëve, që në Komunën e Suharekës nuk janë të paktë.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e koshereve për bletarë, të cilët merren me këtë veprimtari.
Pjesë e shpërndarjes së këtyre koshereve, ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila ka thënë se në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes së sektorëve të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, sot po ndihmojmë edhe një sektor tjetër shumë të rëndësishëm në Komunën tonë, siç është bletaria.