Për 6 muaj shkollat e mesme, fillore dhe çerdhet të Komunës së Suharekës shpenzuan mbi 18,500 euro për rrymë

22.07.2021

Në shpenzimet e periudhës janar-qershor 2021, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për rrymë të shkollave të kësaj komune. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që shkollat fillore të kësaj komune në periudhën kohore janar-qershor të këtij viti kanë […]

Për 6 muaj shkollat e mesme, fillore dhe çerdhet të Komunës së Suharekës shpenzuan mbi 18,500 euro për rrymë Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës janar-qershor 2021, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për rrymë të shkollave të kësaj komune.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që shkollat fillore të kësaj komune në periudhën kohore janar-qershor të këtij viti kanë shpenzuar 14,377.87 euro për rrymë.

Ndërsa arsimi parafillor, fillor dhe ai i mesëm të gjitha së bashku kanë shpenzuar 18,553.95 euro për rrymë.

Njësia BuxhetoreRryma, Janar-Qershor 2021
Arsimi parafillore – çerdhet989.72€
Arsimi fillor14,377.87€
Arsimi i mesëm3,186.36€
TOTAL18,553.95€