Pasuria e nënkryetares së Suharekës, Mihrije Suka – Shtëpi prej 150 mijë euro, banesë 50 mijë euro, tokë bujqësore, kredi…

01.07.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka. Sipas deklarimit, nënkryetarja Suka thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 722 mijë eurove. Sipas këtij […]

Pasuria e nënkryetares së Suharekës, Mihrije Suka – Shtëpi prej 150 mijë euro, banesë 50 mijë euro, tokë bujqësore, kredi… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka.

Sipas deklarimit, nënkryetarja Suka thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 722 mijë eurove.

Sipas këtij deklarimi, ajo thotë se ka një banesë me oborr prej 60 metër katrorë, trashëgimi familjare, në vlerë prej 50 mijë eurove, shtëpi banimi prej 240 metër katrorë në vlerë prej 150 mijë euro, tokë bujqësore prej 1.60 hektarë në vlerë prej 100 mijë euro, të gjitha këto në pronësi të përbashkët.

Gjithashtu një objekt afarist banesor në ndërtim me 10 ari truall prej 1,800 metër katrorë në vlerë prej 422 mijë euro, kjo në pronësi të bashkëshortit.

Po ashtu nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka thotë se ka tri vetura që së bashku kapin shifrën prej 19 mijë e 500 euro, këto në pronësi të bashkëshortit dhe fëmijëve.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ajo thotë se ka dy kredi, njëra për investim në objektin afarist ndërtimor në shumën prej 8,730 euro, në pronësi të përbashkët dhe një kredi prej 5,920 euro për investim në shtëpi, kjo në emër të saj.

Gjithashtu, Suka thotë se ka të hyra vjetore nga paga, nga Komuna e Suharekës në shumën prej 9,612 euro.

Po ashtu të hyra vjetore nga bashkëshorti pagë nga Shtëpia e Felbahut në shumën prej 5,100 euro dhe fëmijët nga paga në shumën prej 2,235 euro.

Mihrije-Suka