Pasuria e kryesuesit të Kuvendit të Suharekës, Bexhet Kuçi – shtëpi me truall 300 mijë euro, tokë prej 450 mijë euro, kredi…

29.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës, Bexhet Kuçi. Sipas deklarimit, Kuçi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 750 mijë euro. Sipas deklarimit […]

Pasuria e kryesuesit të Kuvendit të Suharekës, Bexhet Kuçi – shtëpi me truall 300 mijë euro, tokë prej 450 mijë euro, kredi…

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës, Bexhet Kuçi.

Sipas deklarimit, Kuçi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 750 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë së paluajtshme, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës thotë se ka shtëpi me truall 5 ari, sipërfaqja prej 300 metra katrorë, e trashëguar, në vlerë prej 350 mijë euro, pronësia e përbashkët si dhe tokë prej 45 ari, e trashëguar, në vlerë 450 mijë euro, pronësia e përbashkët.

Poashtu në formularë të AKK-së, Bexhet Kuçi thotë se nuk ka asnjë pasuri të luajtshme.

Ndërsa Kuçi ka thënë se posedon kredi prej 10 mijë eurove në emër të tij dhe një kredi prej 30 mijë eurove në emër të fëmijëve.

Gjithashtu sa i përket të hyrave vjetore në emër të tij janë nga një biznes në shumë prej 31 mijë e 500 euro si dhe paga nga buxheti i Kosovës – Kuvendi Komunale në shumë prej 9 mijë e 120 euro.

Bexhet-Kuqi

Etiketat