Mbahet mbledhja e nëntë e Asamblesë në Suharekë, pritet të votohet buxheti për vitin 2026
26.09.2025
Sot gjatë ditës së premte po mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Asamblesë Komunale në Suharekë.
Kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuqi ka njoftuar për katër pikat e rendit të ditës, shkruan SuharekaOnline.
Pikat që do të diskutohen në këtë mbledhje janë:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave dhe të dalurave të buxhetit të Komunes së Suharekës për vitin 2026
- Shqyrtimi i raportit te punes 2022 – 2025
- Pyetje dhe Përgjigje
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë votuar nga asambleistët e kuvendit.