Pasuria e drejtorit të Financave në Suharekë, Agim Bylykbashi – tokë bujqësore prej 219 mijë euro, shtëpi prej 48 mijë euro, kursime…

30.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Financave në Komunën e Suharekës, Agim Bylykbashi. Sipas deklarimit, drejtori Bylykbashi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 288 mijë […]

Pasuria e drejtorit të Financave në Suharekë, Agim Bylykbashi – tokë bujqësore prej 219 mijë euro, shtëpi prej 48 mijë euro, kursime… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Financave në Komunën e Suharekës, Agim Bylykbashi.

Sipas deklarimit, drejtori Bylykbashi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 288 mijë e 860 euro.

Sipas këtij deklarimi, ai thotë se ka një shtëpi banimi prej 160 metra katrorë, trashëguar, në vlerë prej 48 mijë eurove, tokë bujqësore prej 1.15 hektarë, në vlerë prej 219 mijë eurove dhe oborr prej 1,032 metra katrorë në vlerë prej 21 mijë e 860 eurove, të gjitha këto në pronësi të prindit.

Po ashtu drejtori i Financave në Suharekë thotë se ka para të kursyera në shumën prej 1,629.83 euro, në emër të tij.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se të hyrat vjetore në emër të tij është paga nga Komuna e Suharekës në shumën prej 7,937.31 euro, të hyrat nga trusti 10% nga Trusti pensional në shumën prej 837.23 euro, gjithashtu deponim për mbyllje të kredisë, e që thotë se ja ka marrë hua vëllaut të tij në shumën prej 8,900 euro.

Agim-Bylykbashi