Pasuria e deputetes nga Suhareka, Albena Reshitaj – Banesë mbi 68 mijë euro, veturë 8 mijë euro, kursime mbi 34 mijë euro…

02.07.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) tash e disa ditë ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj. Sipas deklarimit, deputetja Reshitaj sa i përket pasurisë së paluajtshme thotë se ka një […]

Pasuria e deputetes nga Suhareka, Albena Reshitaj – Banesë mbi 68 mijë euro, veturë 8 mijë euro, kursime mbi 34 mijë euro… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) tash e disa ditë ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj.

Sipas deklarimit, deputetja Reshitaj sa i përket pasurisë së paluajtshme thotë se ka një banesë prej 98 metër katrorë, investim me kredi, në vlerë prej 68 mijë e 500 euro, pronësia në emër të saj.

Sipas këtij deklarimi, ajo thotë se ka një veturë të blerë, në vlerë prej 8 mijë eurove, pronësia në emër të saj.

Gjithashtu ajo ka thënë se posedon aksione prej 100 për qind në një biznes indiviudal, ajo ka shtuar se biznesi individual është pushuar-pasiv dhe nuk ka të hyra.

Po ashtu ajo thotë se ka para të kursyera në shumën prej 38,864.79 euro, në njërën bankë ka të kursyera 34,007.63 euro dhe në një tjetër të kursyera ka 4,857.16 euro.

Të hyra vjetore ka nga paga, nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në shumën prej 6.000 euro dhe pagë nga Kuvendi i Kosovës në shumën prej 22,788 euro.

Albena-Reshitaj