Parkingjet publike, Suhareka i’a kalon edhe qendrave të mëdha, MAPL e rendit të pestën në nivel vendi

04.01.2024

Raporti i performancës komunale për vitin 2022 prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fusha të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 111 treguesve nga 119, sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Vlerësimi i treguesve të aplikueshëm është bërë në koordinim me zyrtarët komunal, me të cilët para procesit […]

Parkingjet publike, Suhareka i’a kalon edhe qendrave të mëdha, MAPL e rendit të pestën në nivel vendi Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2022 prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fusha të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 111 treguesve nga 119, sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Vlerësimi i treguesve të aplikueshëm është bërë në koordinim me zyrtarët komunal, me të cilët para procesit të matjes është realizuar një konsultim i përgjithshëm, duke evidentuar treguesit e mundshëm dhe janë pezulluar 9 prej tyre.

Fusha 11 – Parkingjet Publike

Hapësirat për parkim publik janë vende në pronësi publike dhe private, me një numër të caktuar të vendeve të parkimit, të ndërtuara me standardet e kërkuara dhe të caktuara për parkimin e mjeteve motorike. Për më tepër, kjo fushë matë numrin e parkingjeve në komunë dhe numrin e vend parkimeve kundrejt veturave të regjistruara në komunë, po ashtu sa ka vende për taksi kundrejt numrit të taksive të licencuara dhe sa parkingje publike kanë vende të rezervuara për persona me nevoja të veçanta.

Në këtë fushë Komuna e Suharekës renditet e 5-ta me 71.19 % krahasuar me 31 komuna në nivel vendi.