Para një muaji vodhi pije alkoolike në një market në Suharekë, arrestohet nga policia i dyshuari

09.03.2023

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili ditë më parë kishte vjedhur në një market pije alkoolike. Për këtë rast policia raporton se është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku […]

Para një muaji vodhi pije alkoolike në një market në Suharekë, arrestohet nga policia i dyshuari Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili ditë më parë kishte vjedhur në një market pije alkoolike.

Për këtë rast policia raporton se është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rikujtojmë se rasti në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar me 3 shkurt 2023, rreth orës 18:20.

Suharekë 03.02.2023 – 18:20. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, që ditë më parë në një market kishte vjedhur pije alkoolike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.