Olimpiada e Matematikës, nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në nivel republikan
Në garën e Olimpiadës së matematikës në nivel komunal janë përfshirë nxënësit e klasave të VII-ta, VIII-ta, IX-ta, X-ta, XI-ta dhe të XII-ta, ku në garat në nivel të Kosovës do të marrin pjesë të gjitha vendet e para dhe të dyta të klasave që u përmendën më lart. Nxënësit e përzgjedhur nga shkollat e […]
Në garën e Olimpiadës së matematikës në nivel komunal janë përfshirë nxënësit e klasave të VII-ta, VIII-ta, IX-ta, X-ta, XI-ta dhe të XII-ta, ku në garat në nivel të Kosovës do të marrin pjesë të gjitha vendet e para dhe të dyta të klasave që u përmendën më lart.
Nxënësit e përzgjedhur nga shkollat e mesme të ulëta dhe ato të mesme të larta (vendi i parëdhe i dytë) do të marrin pjesë në garën në nivel republike, që do të mbahen me 23 dhjetor 2023, në Prishtinë.
Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit në Suharekë Remzi Bajselmani, u dëshiron suksese nxënësve në garat republikane.