OIK ndan mirënjohje për infermierët e QKMF-Suharekë që kontribuan gjatë pandemisë

06.07.2021

Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) ka ndarë mirënjohje për infermierët që kontribuan gjatë pandemisë. Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka ndarë mirënjohje për infermierët e institucioneve primare, sekondare dhe terciare mjekësore në Kosovë që kanë ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me COVID-19. Mirënjohje u është ndarë edhe stafit të […]

OIK ndan mirënjohje për infermierët e QKMF-Suharekë që kontribuan gjatë pandemisë Foto: Ilustrim

Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) ka ndarë mirënjohje për infermierët që kontribuan gjatë pandemisë.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka ndarë mirënjohje për infermierët e institucioneve primare, sekondare dhe terciare mjekësore në Kosovë që kanë ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me COVID-19.

Mirënjohje u është ndarë edhe stafit të QKMF-së në Suharekë për kontrubutin e dhënë gjatë pandemisë me COVID-19.

Naser Rrustemaj, Kryetar i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve, ka falënderuar gjithë infermierët kosovarë që gjatë gjithë pandemisë janë angazhuar në shërbim të pacientëve me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimit Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë.