LVV
PDK
LDK
AAK

Ngjarja në shkollën “17 Shkurti”, Ardian Shala kërkon hetime pas sulmit të qenit ndaj nxënësve në Shirokë

para 20 dite

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur të mërkurën në shkollën fillore “17 Shkurti” në Fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, ku një qen ka sulmuar 4 nxënës, duke lënduar rëndë një prej tyre, ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik.

Ngjarja në shkollën “17 Shkurti”, Ardian Shala kërkon hetime pas sulmit të qenit ndaj nxënësve në Shirokë

Dr. Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, në një reagim të tij, e ka cilësuar këtë rast si të paprecedentë dhe shumë shqetësues. Ai ka bërë thirrje që organet kompetente, duke filluar nga Drejtoria e Arsimit të Komunës (DAK) e deri te Ministria e Arsimit, të hetojnë në mënyrë të thelluar këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

“I shqetësuar me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në shkollën fillore “17 Shkurti”, në Fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës.

Sulmi ndaj 4 nxënësve dhe lëndimi me plagë të rënda i një nxënësje nga një qen që ishte futur në objektin e kësaj shkolle është një rast i paprecedentë që duhet ta shqetësojë secilin prej nesh, e në veçanti organet kompetente duke filluar nga DKA-ja e deri te Ministria e Arsimit.

Kërkojmë nga organet gjegjëse të hetojnë dhe ta zbardhin rastin në mënyrë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten në asnjë rrethanë.

Nxënësve të lënduar i uroj shërim të shpejtë!

Falenderim organeve të rendit për ndërhyrjen e shpejtë duke ndërprerë sulmin e mëtutjeshëm ndaj nxënësve të tjerë” ka shkruar Shala.

Etiketat

Ofertat e fundit