Nga LVV e kritikojnë Qeverisjen Muharremaj për mbulimin e punëve të një tenderi me një tender tjetër

Nga LVV e kritikojnë Qeverisjen Muharremaj për mbulimin e punëve të një tenderi me një tender tjetër
Fisnik Sadiku

21.04.2021 / Suhareka

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dega në Suharekë, Arbër Kabashi, ka kritikuar qeverisjen Muharremaj për mbulimin e punëve të papërfunduara të një tenderi me anë të një tenderi tjetër.

Përmes një reagimi Kabashi ka thënë se ky manipulim përmes kësaj metode nuk është i vetmi, por as kjo metodë nuk është e vetmja.

“Komuna e Therandës me 13.04.2021 e ka hapur një tender në kuadër të secilit është rregullimi i fontanës tek Parku i Qytetit.

Por në vitin 2019 kjo fontanë është paraparë të rregullohet me një tender tjetër. Në fotot e mëposhtme janë pozicionet e parapara me tenderin e vitit 2019 (foto 1) dhe me tenderin e tashëm (foto 2), pothuasje pozicionet janë të njëjta, madje tash parashihet që të rregullohen disa pjesë të dëmtuara.

Mbulimi i punëve të papërfunduara të një tenderi me anë të një tenderi tjetër pas një kohe, është një nga metodat që po realizohet nga qeverisja Muharremaj për të keqpërdorur. Ky manipulimi përmes kësaj metode nuk është i vetmi, por as kjo metodë nuk është e vetmja” thuhet në reagimin e Kabashit.

RAPORTO