Nënkryetarja e Fellbahut viziton Suharekën, Muharremaj: Bashkë po tregojmë shembull të bashkëpunimit
Nënkryetarja e qytetit të Fellbahut të Gjermanisë, Beatrice Soltys ka vizituar gjatë ditës së sotme Komunën e Suharekës. Nënkryetarja Soltys bashkë me delegacionin e saj vizituan Suharekën në kuadër të aktiviteteve të “FESTAR”-it, ku u prit nga kryetari i komunës sonë, Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj ka thënë se si dy qytete të binjakëzuara, ne së […]
Nënkryetarja e qytetit të Fellbahut të Gjermanisë, Beatrice Soltys ka vizituar gjatë ditës së sotme Komunën e Suharekës.
Nënkryetarja Soltys bashkë me delegacionin e saj vizituan Suharekën në kuadër të aktiviteteve të “FESTAR”-it, ku u prit nga kryetari i komunës sonë, Bali Muharremaj.
Kryetari Muharremaj ka thënë se si dy qytete të binjakëzuara, ne së bashku po tregojmë shembullin e mirë të bashkëpunimit.
Postimi i plotë i Muharremajt:
Nënkryetarja e Fellbahut znj.Beatrice Soltys bashkë me delegacionin e saj e viziton Suharekën në kuadër të aktiviteteve të FESTAR-it.
Si dy qytete të binjakëzuara, ne së bashku po tregojmë shembullin e mirë të bashkëpunimit.