Në tre muajt e parë të 2021’s, asnjë fëmijë i braktisur në Suharekë

25.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë të 2021’s. Ndër tjerash ky publikim ofron edhe të dhënat për numrin e fëmijëve të braktisur. ASK-ja ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 në tërë Kosovën janë braktisur gjithsej 28 fëmijë. Nga statistikat e ASK-së bëhet e […]

Në tre muajt e parë të 2021’s, asnjë fëmijë i braktisur në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë të 2021’s.

Ndër tjerash ky publikim ofron edhe të dhënat për numrin e fëmijëve të braktisur.

ASK-ja ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 në tërë Kosovën janë braktisur gjithsej 28 fëmijë.

Nga statistikat e ASK-së bëhet e ditur se gjatë vitit 2020 në Komunën e Suharekës nuk është braktisur asnjë fëmijë, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2021 në Kosovë janë braktisur 4 fëmijë.

Ndërkaq në Komunën e Suharekës në këtë periudhë kohore janar-mars nuk është braktisur asnjë fëmijë.

Ndërsa, gjatë vitit 2019, sipas statistikave të asaj kohe të publikuara nga ASK bëhej e ditur se në Komunën e Suharekës është braktisur një fëmijë i gjinisë femërore dhe 25 fëmijë të tjerë nga komuna të tjera të vendit.