Shqetësuese, në rajonin e Prizrenit, Suhareka prin për nga numri i qytetarëve pa shkollim fillor
Për nga popullsia, Suhareka është komunë e mesme në nivel të Kosovës. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 tregojnë që kjo komunë i ka patur rreth 59,722 banorë, ndërkaq, deri në vitin 2018 kjo shifër ka rënë për rreth 500 banorë, që domethënë se tani Suhareka i ka rreth 59,262 banorë. Sipas […]
Për nga popullsia, Suhareka është komunë e mesme në nivel të Kosovës. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 tregojnë që kjo komunë i ka patur rreth 59,722 banorë, ndërkaq, deri në vitin 2018 kjo shifër ka rënë për rreth 500 banorë, që domethënë se tani Suhareka i ka rreth 59,262 banorë.
Sipas përkatësisë etnike, 96.56% të banorëve të Suharekës janë shqiptarë, 0.8% ashkali dhe pjesa tjetër u përkasin grupeve të tjera etnike. Raporti gjinor i popullatës është 49.36% meshkuj dhe 50.64% femra.
Të dhënat për popullatën mbi 10 vjet, sipas nivelit të arsimit dhe njohjes së lexim-shkrimit tregojnë se në 1,000 banorë, 41 janë analfabetë, 94 nuk kanë përfunduar asnjë nivel të shkollimit, 613 kanë përfunduar vetëm shkollën fillore, 230 kanë përfunduar shkollën e mesme dhe 61 kanë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare.
Prizren | Suharekë | Dragash | Mamushë | |
Grup-Mosha 15-29 vjet | 27.5% | 28.1% | 24.6% | 27.6% |
Analfabetë në 1000 banorë | 26 | 41 | 20 | 12 |
Pa shkollim fillor (në 1000 banorë) | 83 | 94 | 69 | 69 |
Kriminaliteti (vepra penale/në 1000 banorë) | 12 | 11 | 4.6 | 5.6 |
Popullata ekonomikisht aktive | 30% | 35% | 32% | 33% |
Të punësuar | 47% | 50% | 54.8% | 97% |
Shpenzimet kapitale dhe subvencionet për rini | 7% | 10.2 % | 2.4% | 1.1% |
* Ky raport është pjesë e Programit të Konzortiumit të OJQ-ve (ATRC, KIPRED, BIRN, SPRC, KCBS dhe D+) “Me Demokraci Pjesëmarrëse për një Kosovë pa Radikalizëm” të botuar në janar të vitit 2020.