Në dy shkolla të Suharekës mbahet ligjeratë kundër dhunës në bazë gjinore

01.12.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë mbajtur ligjerata në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm, kundër dhunës në bazë gjinore”. Gjatë ditës së enjte nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka ishte pjesë e ligjeratave në kuadër “16 ditë aktivizëm, kundër dhunës ne bazë gjinore” për sensibilizimin dhe vetdijësimin kundër […]

Në dy shkolla të Suharekës mbahet ligjeratë kundër dhunës në bazë gjinore Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë mbajtur ligjerata në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm, kundër dhunës në bazë gjinore”.

Gjatë ditës së enjte nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka ishte pjesë e ligjeratave në kuadër “16 ditë aktivizëm, kundër dhunës ne bazë gjinore” për sensibilizimin dhe vetdijësimin kundër dhunës në dy shkollat e mesme të komunës, SHMP “Abdyl Rama” në Shirokë dhe në SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Njoftimi i plotë i komunës pa ndërhyrje:

Janë mbajtur ligjërata rreth fushatës “16 ditë aktivizëm”, kundër dhunës ne bazë gjinore”

Në Komunën e Suharekës po vazhdon fushata “16 ditë aktivizëm” kundër dhunës në familje Në kuadër të kësaj fushate , nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, ishte pjsesë e ligjëratave për senzibilizim dhe vetdijësim kundër dhunës në dy shkollat e mesme të Komunës sonë, Ligjëratat janë mbajtur me nxënësit e SHMP “Abdyl Ramaj “ në Shirokë dhe me ata të SHMT “Skender Luarasi”, të cilët i kanë ndjekutr ligjëratat e zyrtarëve policor të kësaj lamije si Feriz Gegaj dhe Afërdita Gashi.

Për nxënësit e të dy shkollave janë shpërndarë edhe fletushka për vetdijësim kundër dshhunës në familje.

Deri në përfundim të kësaj fushate, do të ketë edhe aktivitete tjera.