Në 20 vjetorin e vrasjes, përkujtohen Ukë Bytyçi, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajramaj

27.10.2022

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në 20 vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi dhe shoqëruesëve të tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami mbahet sot akademi përkujtimore. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot më 27 tetor me fillim […]

Në 20 vjetorin e vrasjes, përkujtohen Ukë Bytyçi, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajramaj Foto: Ilustrim

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në 20 vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi dhe shoqëruesëve të tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami mbahet sot akademi përkujtimore.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot më 27 tetor me fillim prej orës 12:00 mbahet Akademi Përkujtimore për ish-kryetarin Ukë Bytyçi, ku me këtë rast d otë ndahet çmimi “Ukë Bytyçi për udhëheqje të mirë.

Akademia përkujtimore do të mbahet në sallën e Bibliotekës Komunale, “Hajdin Berisha” në Suharekë më 27 tetor 2022, ora 12:00.

Po ashtu, është publikuar edhe agjenda ku në ora 12:50 do të bëhen homazhe tek shtatorja e Ukë Bytyçi (Komuna e Suharekës), homazhe tek varri në Semetisht nga ora 13:15 dhe nga ora 13:25 homazhe tek varret e Bafti Bajramit dhe Bajrami Bytyçit në Nishor.