Sot në Suharekë mbahet ceremonia përkujtimore në nderim të ish-kryetarit Ukë Bytyçi
Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të organizojë një Akademi Përkujtimore në nderim të ish-kryetarit të Komunës, Ukë Bytyçi.
Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Suharekës, ceremonia përkujtimore do të mbahet më 27 tetor 2025, duke filluar nga ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.

Në njoftim thuhet se Komuna e Suharekës ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë qytetarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e Bytyçi që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore, e cila do të zhvillohet në shenjë respekti e mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar në zhvillimin e komunës.
Ukë Bytyçi ka shërbyer si kryetar i Komunës së Suharekës për disa vite, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në fushën e zhvillimit lokal, arsimit dhe infrastrukturës komunale.
Akademia Përkujtimore pritet të mbledhë figura të njohura të jetës politike, kulturore dhe shoqërore nga Suhareka dhe më gjerë.