Ndrecaj: Në QKMF praktikantet 16 vjeçare po kushtëzohen me dreka dhe darka!

23.12.2020

Asamblea komunale në Suharekë ka mbajtur sot seancën e fundit për këtë vit ku veçmas rendit të ditës përfaqësuesit e qytetarëve kanë ngritur shqetësime të ndryshme. Përmes një video postimi, asambleisti i pavaruar , Bashkim Ndrecaj ka thënë se nga shumë informata që ka pranuar nga qytetarët thuhet se bombolat e oksigjenit që janë pronë […]

Ndrecaj: Në QKMF praktikantet 16 vjeçare  po kushtëzohen me dreka dhe darka! Foto: Ilustrim

Asamblea komunale në Suharekë ka mbajtur sot seancën e fundit për këtë vit ku veçmas rendit të ditës përfaqësuesit e qytetarëve kanë ngritur shqetësime të ndryshme.

Përmes një video postimi, asambleisti i pavaruar , Bashkim Ndrecaj ka thënë se nga shumë informata që ka pranuar nga qytetarët thuhet se bombolat e oksigjenit që janë pronë e QKMF-së u jepen pacientëve që po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre me pagesë në shumën prej 20€ në 24 orë si dhe infuzionet merren nga ambulanta dhe ju shiten pacientëve.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin se si nxënësit që kryejnë praktikë në QKMF 15-16 vjeçare u kërkohet të dalin në dreka dhe darka për me u’a shkru orët e praktikës, shkruan SuharekaOnline.

Njëherit Ndrecaj ka shprehur gatishmërinë që të bashkpunojë me drejtorinë për ti faktuar ato që i ka përmendur gjatë asamblesë.

Më poshtë gjeni fjalimin e tij në asamble: