Ndrecaj kërkon nga Muharremaj investime në rrjetin elektrik për 6 fshatra të Suharekës

22.02.2021

Asambleisti Bashkim Ndrecaj përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar nga ky i fundit që në kuadër të përgjegjësive ligjore të kërkoj nga KEDS investime në rrjetin e tensionit 10kVA. Sipas Ndrecajt kjo kërkesë vjen si rezultat i gjendjes në terren ku pas çdo ndryshimi të motit mbi gjashtë […]

Ndrecaj kërkon nga Muharremaj investime në rrjetin elektrik për 6 fshatra të Suharekës Foto: Ilustrim

Asambleisti Bashkim Ndrecaj përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar nga ky i fundit që në kuadër të përgjegjësive ligjore të kërkoj nga KEDS investime në rrjetin e tensionit 10kVA.

Sipas Ndrecajt kjo kërkesë vjen si rezultat i gjendjes në terren ku pas çdo ndryshimi të motit mbi gjashtë fshatra të Suharekës mbesin pa energji elektrike.

Ndrecaj gjithashtu ka kërkuar nga Muharremaj që në rast se investimi nuk bëhet nga KEDS, atëherë të ndahen mjete financiare nga vet komuna.

“Duke ju përmbajtur detyrave të mia, në cilësinë e të zgjedhurit nga qytetarët e Komunës sonë, duke parë gjendjën në teren, sot kërkova nga Kryetari i Komunës që te kërkoj nga ana e KEDS-it që të bëjë investime në rrjetin e Tensionit 10 kVA, ose që të ndajmë mjete financiare për rregullimin e ketyre rrjeteve elektrike për fshatrat malore të Komunës sonë si në fshatrat Maçitevë, Dolloc, Greiçevc, Vreshec, Mohlan, Budakovë, si dhe në disa fshatra tjera me qëllim të rritjes se cilësisë së furnizimit me energji elktrike” ka shkruar Ndrecaj.