Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët e fshatit Bllacë

07.06.2023 Suharekë
Në fshatin Bllacë të Suharekës sot janë përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e këtij vendi.
Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, raporton SuharekaOnline.
Muharremaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vënë kurora lulesh e kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve.

“E përjetshme qoftë gjithmonë lavdia e tyre.
Heroizmi i tyre është i pakrahasueshëm dhe ne duhet ta nderojmë gjithmonë sakrificën e tyre.
Në Bllacë i nderuam sot ata që i dhanë vendit gjithçka.
Lavdi !” është shprehur Muharremaj.