Mushtisht, Muharremaj uron 1-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Pensionistëve
Në Mushtisht sot është shënuar 1-vjetori i themelimit të Shoqatës së Pensionistëve, një organizatë që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së komunitetit lokal.
Foto: Ilustrim
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me këtë rast ka uruar anëtarët e shoqatës, duke e vlerësuar si një vit të mbushur me aktivitete, kujtime, bashkim dhe solidaritet. Ai ka theksuar se kjo shoqatë është shndërruar në një vend të respektit dhe ngrohtësisë për gjeneratën e pensionistëve, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për vendin tonë.
Ky përvjetor u përmbyll me mesazhe të mirënjohjes dhe angazhimit për të vazhduar mbështetjen ndaj pensionistëve, duke ruajtur frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Mushtisht.