Mungesa e ujit të pijshëm, Komuna e Suharekës fajëson Hidroregjionin, kompania konsumatorët
Këto reduktime të ujit kanë ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta nga ana e qytetarëve. Nga Hidroregjioni Jugor kanë thënë se reduktimet e ujit kanë filluar t’i aplikojnë nga data 1 korrik, kjo si shkak i keqpërdorimit të ujit të pijshëm, gjë që ka bërë të ketë mbingarkesë. Faji për situatën e krijuar nga mungesa […]
Këto reduktime të ujit kanë ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta nga ana e qytetarëve.
Nga Hidroregjioni Jugor kanë thënë se reduktimet e ujit kanë filluar t’i aplikojnë nga data 1 korrik, kjo si shkak i keqpërdorimit të ujit të pijshëm, gjë që ka bërë të ketë mbingarkesë.
Faji për situatën e krijuar nga mungesa e ujit në këtë komunë endet në zyrat e institucioneve përgjegjëse, ndërsa Hidroregjioni Jugor fajëson konsumatorin për keqpërdorim.
Popullimi i qytetit pas ardhjes së diasporës, e përkeqëson edhe më shumë situatën në këto ditë të nxehta të verës. Një qytetare ka ardhur nga Norvegjia dhe ajo është shprehur e zhgënjyer me furnizimin me ujë në banesë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për mungesën e ujit të pijshëm e ka fajësuar kompaninë “Hidroregjioni Jugor”.
Muharremaj për RTK-në ka theksuar se e ka ftuar në takim drejtorin e kësaj kompanie, ku i ka thënë që ti furnizojnë qytetarë me ujë dhe se është problemi i tyre se si të bëhet zgjidhja për këtë.
Ndërkaq, menaxhmenti i kësaj kompanie e adreson te qytetarët, për të cilët thotë se po e keqpërdorin ujin e pijshëm për bujqësi.