Mundësia për vërshime në Suharekë, Muharremaj në gjendje gatishmërie

11.10.2021

Sipas IHMK-së sasia më e lartë e reshjeve gjatë kësaj periudhe pritet të jetë në pjesën P dhe VP (Pejë, Istog, Junik, Deçan, Gjakovë), pastaj V dhe VL (mesatarisht 50 – 150 mm), ndërsa në pjesën L – J 30 – 75 mm, dhe në pjesën qendrore 20 – 50 mm. Lidhur me mundësinë e […]

Mundësia për vërshime në Suharekë, Muharremaj në gjendje gatishmërie Foto: Ilustrim

Sipas IHMK-së sasia më e lartë e reshjeve gjatë kësaj periudhe pritet të jetë në pjesën P dhe VP (Pejë, Istog, Junik, Deçan, Gjakovë), pastaj V dhe VL (mesatarisht 50 – 150 mm), ndërsa në pjesën L – J 30 – 75 mm, dhe në pjesën qendrore 20 – 50 mm.

Lidhur me mundësinë e vërshimeve në Komunën e Suharekës i pari i saj, Bali Muharremaj ka njoftuar se si komunë do jenë në gjendje gatishmërie.

“Sipas të dhënave të Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, ditëve në vazhdim ka reshje të dendura të shiut.

Kjo situatë, mbase mund të krijoj vërshime të mundshme, andaj ne si Komunë e Suharekës, do të jemi në gadishmëri të plotë në menagjimin e kësaj situate.

Me të gjitha ekipet do të jemi në teren, dhe pres gjithashtu edhe ndihmën vullnetare nga ana e qytetarëve“, ka shkruar Muharremaj.