Muharrermaj takon banorët e Dobërdelanit, bisedon rreth investimeve të ardhshme në fshat

07.07.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka takuar disa nga banorët e fshatit Doberdelan, me të cilët ka biseduar rreth investimeve të ardhshme në këtë fshat, rreth kërkesave të tyre që kanë, për rregullimin e infrastrukturës si dhe ka premtuar para tyre se atë që e premton do t’a realizojë. “Angazhimi im do të […]

Muharrermaj takon banorët e Dobërdelanit, bisedon rreth investimeve të ardhshme në fshat Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka takuar disa nga banorët e fshatit Doberdelan, me të cilët ka biseduar rreth investimeve të ardhshme në këtë fshat, rreth kërkesave të tyre që kanë, për rregullimin e infrastrukturës si dhe ka premtuar para tyre se atë që e premton do t’a realizojë.

“Angazhimi im do të jet i vazhdueshëm, në gjetjen e mundësive për investime në të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Banorët e fshatit Doberdelan, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitn në fshatin e tyre, e të cilët u shprehën të kënaqur me punën e tij.

Po ashtu, është paralajmëruar se mëngjeset e kryetarit Muharremaj, do të fillojnë të tilla ditëve në vijim.