Muharremaj: UÇK është unike dhe e pamposhtur, s’mund ta njollosni

13.07.2023

Pas publikimeve të audio-inqizimeve të shefes së Grupit Parlamentar LVV, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka pasur reagime të shumta nga figurat e ndryshme politike. Në mesin e tyre, ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një shkrimi në rrjetin e tij […]

Muharremaj: UÇK është unike dhe e pamposhtur, s’mund ta njollosni Foto: Ilustrim

Pas publikimeve të audio-inqizimeve të shefes së Grupit Parlamentar LVV, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka pasur reagime të shumta nga figurat e ndryshme politike.

Në mesin e tyre, ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një shkrimi në rrjetin e tij social facebook, është shprehur se UÇK është unike dhe e pamposhtur, raporton SuharekaOnline.

Muharremaj ka shtuar se brenda shkronjave të saj ka emra heroik që s’mund të mënjanohen në asnjë politikë ditore dhe në asnjë kompromis.

Reagimi i plotë:

UÇK është unike dhe e pamposhtur, as s’mund ta njollosni e as t’ia humbni rëndësinë historike.

Kot e keni sot, nesër dhe përgjithmonë.

Brenda shkronjave të saj ka emra heroik që s’mund t’i mënjanoni në asnjë politikë ditore dhe në asnjë kompromis.

Bali Muharremaj