Muharremaj për zjarret në Suharekë: Po përhapen me shpejtësi nga rryma dhe temperaturat e larta

06.08.2021

Komuna e Suharekës tash e disa ditë është duke u përballur me zjarre të shumta në disa fshatra. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se gjendja në komunë është e qetë, mirëpo gjendja po ndryshon gjatë orës 10-11 të pasdites. Kryetari Muharremaj tregon edhe arsyet e përhapjes së këtyre zjarreve. “Edhe pse […]

Muharremaj për zjarret në Suharekë: Po përhapen me shpejtësi nga rryma dhe temperaturat e larta Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës tash e disa ditë është duke u përballur me zjarre të shumta në disa fshatra.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se gjendja në komunë është e qetë, mirëpo gjendja po ndryshon gjatë orës 10-11 të pasdites.

Kryetari Muharremaj tregon edhe arsyet e përhapjes së këtyre zjarreve.

“Edhe pse për momentin gjendja është e qetë, nga mesi i ditës kur temperaturat po rriten gjatë orës 10-11 po shkaktojnë përhapjen e zjarrit, ku për pasojë janë dëmtuar disa shtëpi banimi nga energjia elektrike”, tha për lajmi.net, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Jo se qytetarët janë duke e shkaktu zjarrit, temperaturat edhe rryma po e përhapin, mëngjeset po janë të qeta por ka ora 10-11 po fillojnë nga i nxeti”, tha Muharremaj për lajmi.net

Sipas Muharremajt edhe pse gjendja është stabile ende nuk dihet nëse zjarret do të ndalen.

“Shuarjeve të zjarrit u kanë dalur në ndihmë edhe zjarrfiksat nga Mamusha, Rahoveci por edhe një minoritet serb, me ç’rast do ti’i falenderoja që të gjithë”, shtoi ndër të tjera Muharremaj.