Muharremaj: Ne sot i nderojmë ata që u flijuan për atdheun

28.11.2021

Kryetari Muharremaj ka thënë se në këtë datë e në festat më emblematike për shqiptarët, ne sot i nderojmë ata që u flijuan për atdheun e tyre. Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Suharekë dita ka filluar me homazhe tek Parku i Dëshmorëve, duke vazhduar më tutje edhe në qytet, në nderim të heronjëve dhe […]

Muharremaj: Ne sot i nderojmë ata që u flijuan për atdheun Foto: Ilustrim

Kryetari Muharremaj ka thënë se në këtë datë e në festat më emblematike për shqiptarët, ne sot i nderojmë ata që u flijuan për atdheun e tyre.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Suharekë dita ka filluar me homazhe tek Parku i Dëshmorëve, duke vazhduar më tutje edhe në qytet, në nderim të heronjëve dhe martirëve që u flijuan për lirinë e vendit.

Ndërsa nga ora 12:00 tek Kompleksi i Dëshmorëve në Greiçevc u bë edhe zbulimi i Shtatores së Heroit – Jetullah Qarri – Komandant GURI.

Postimi i plotë:

Në festat më emblematike për shqiptarët, ne sot i nderojmë ata që u flijuan për atdheun e tyre.

Lavdi e përjetshme!